“Ishte një person i maskuar me kallshnikov”, nxënësit rrëfejnë tmerrin e përjetuar gjatë sulmit drejt autobuzit

226
Sigal

Personi që ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të autobusit të mbushur me nxënës në Kosovë ka qenë i maskuar.

Mediat e Kosovës shkruajnë se kanë qenë vetë fëmijët që janë bërë dëshmitarë të kësaj masakre që kanë treguar se kanë parë një person të maskuar që ka sulmuar autobusin me kallashnikov.

Nuk dihet ende nëse personi në fjalë ka pasur bashkëpunëtorë apo ka vepruar i vetëm.