Weinstein akuzohet edhe për shfrytëzim prostitucioni

472
Producenti i hollywood-it Harvey Weinstein, i cili është në qendër të skandalit për ngacmime seksuale, është akuzuar edhe për shfrytëzim prostitucioni.
Në një akuzë të bërë në New York nga artistja angleze Kadian Noble, thuhet që shoqëria e producentit ka ‘lehtësuar me vetëdije’ udhëtimet jashtë shtetit të Weinstein, gjatë të cilave ai ‘rekrutonte artiste për takime seksuale me forcë në këmbim të një pune’.
Artistja britanike thotë edhe që ish numri një i Miramax e kishte detyruar të bënte veprime seksuale në një dhomë hoteli në festivalin e Cannes 2014.
Në denoncim thuhet që Weinstein kishte thirrur një producent të kompanisë së tij, duke i thënë artistes së duhet të ishte një vajzë e mirë me të dhe të bënte atë që ai dëshironte dhe nëse ajo do bënte ashtu siç thoshte ai, mund të punonin së bashku.
Sigal