Vuçiç i bën dhuratë kombëtares serbe stadium me vlerë 250 mln €

376
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka pritur ekipin kombëtar pas kthimit nga Shqipëria. Gjatë takimit me ekipin kombëtar, Vuçiç premtoi ndërtimin e një stadiumi të ri që do të ketë një kosto prej 250 milionë euro. Vuçiç tha se stadiumi i ri që pritet të jetë gati për kualifikueset e botërorit të ardhshëm, do të jetë më i miri në rajon dhe do të ketë një kapacitet nga 50 deri në 60 mijë vende. Kryeministri serb tha se qevria është e gatshme të japë 150 milionë euro, ndërsa FIFA dhe UEFA do të japin 15 milionë euro. Kurse në total për ndërtimin e stadiumit nevojiten 250 milionë euro.
Sigal