Vritet pastori i një kishe në SHBA, dy të plagosur

234
Sigal

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar të dielën në një kishë, në Texas.

Policia identifikoi autorin e dyshuar, Mytrez Deunte Woolen, 21-vjeç i cili është akuzuar për sulm të rëndë duke lënë të plagosur dy persona, ndërsa i mori jetën një pastori, njoftoi për mediat shefi i qarkut, Smith Larry Smith.

Ndërkohë policia ka identifikuar pastorin e vrarë, Mark Allen McWilliams 62-vjeç nga Frankton i Texas.