Vritet gazetarja në Irlandën e Veriut, ja dyshimet e para

421
Sigal

Një gazetare 29-vjeçare është vrarë me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Irlandën e Veriut, pas një sulmi me armë.

Mediat e huaja raportojnë se gazetarja Lyra McKee ishte duke mbuluar trazirat që kishin shpërthyer në Londonderry, kur u qëllua për vdekje nga një person që hapi zjarr.

Ngjarja e rëndë është vlerësuar si “incident terrorist”, ndërsa policia ka deklaruar se gazetarja nuk ka qenë në shënjestër të sulmit, por është qëlluar aksidentalisht, ndërsa dyshime të forta bien mbi Armatën e re Republikane Irlandeze (IRA), si shkaktare e këtij sulmi.