Vrau tre policë, gjendet i pajetë autori i krimit në Francë

223
Sigal

Është gjetur i pajetë autori i vrasjes së tre policëve dhe plagosjes së një tjetri mesnatën e së martës në Francë.

Ministri i Punëve të Brendshme Brendshme, Gerald Darmanin, përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është gjetur i pajetë.

Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Francës ku tre policë francezë u qëlluan për vdekje nga një burrë pasi ata kishin shkuar në një shtëpi në një fshat të skajshëm pas thirrjes për dhunë kundër një gruaje.

Kryetari i një qyteze që ndodhet afër fshatit ku ndodhi sulmi tha se një grua që ndodhej brenda shtëpisë është në gjendje të mirë dhe e sigurt. Ai gjithashtu shtoi se në vendin e ngjarjes janë parë pjesëtarë të forcave speciale të policisë.

Sipas raportimeve të medieve franceze, i dyshuari ishte person i moshës 48-vjeçare identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.