Meimarakis ka kthyer mandatin tek presidenti e qortuar Tsipras për mospërmbushjen e tij

490
Lideri i Demokracisë së Re, Evangelos Maimarakis dorëzoi sot (24 gusht) mandatin tre-ditor që mori pasi dështoi të gjente arsye për krijimin e një qeverie të re.
Gjatë procesit të informimit të Presidentit Prokopis Pavlopoulos për dështimin e tij për bërjen e ndonjë progresi, Meimarakis kritikoi kryeministrin Alexis Tsipras për mos takimin me të.
“Vendi udhëhiqet nga një kurs shkatërrues, por mund të shmanget nëse Tsipras do,” tha Meimarakis. “Unë besoj që edhe tani mund të arrijmë në një marrëveshje. Edhe tani, kryeministri mund ta kuptojë që kemi nevojë për t’u takuar e për të folur”.
Mandati do t’i kalojë tani liderit të Unitetit Popullor, Panajotis Lafazanis, që tha se ai kërkon të takohet me liderët e partisë gjatë tre ditëve në dispozicion të tij.
Sigal