Vrau rumunin në Itali, shqiptari arrestohet në Greqi pas 22 viteve

254
Sigal

Një 42-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia greke, pasi akuzohet për vrāsjen e një shtetasi nga Rumania 22-vjet më parë në Itali.

Mediat në shtetin helen nuk bëjnë të ditur emrin e shqiptarit të arrestuar, por thonë se operacioni për arrestimin e tij u bë mëngjesin e djeshëm në Larisa nga policia e Selanikut.

Në vitin 2002, një gjykatë në Itali e dënoi shqiptarin me 18 vite burg. I arrestuari iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë për veprime të mëtejshme, ndërsa pritet edhe ekstradimi në Itali.

Si ka ndodhur vrāsja?

Sipas dokumenteve të prokurorisë italiane, shqiptari i cili ishte në kërkim, në vitin 1998 i kishte rrëmbyer një orë një bashkëqytetari të vīktimës.

Ky i fundit i kërkoi shqiptarit që t’ia rikthente orën, por gjatë zënkës, e qëlloi për vdēkje.