Peter Navarro në ekipin e zotit Trump

418
Sigal

Ai shkroi librin me titull “Death By
China”, “Vdekja nga Kina”. Tani është pjesë e Administratës
Trump dhe drejton Këshillin e ri të sapokrijuar të Shtëpisë së Bardhë për
Tregëtinë. Është një lëvizje që po merr vëmendje serioze.

Peter Navarros, në dokumentarin “Death By China”
është kritik i mënyrës sesi Amerika bën biznes me Kinën. Dhe tani, ai është
anëtar i administratës së presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Ekipi i tranzicionit të zotit Trump publikoi një
deklaratë të mërkurën ku thotë se Navarro…

…një ekonomist në Universitetin Irvine të
Kalifornisë, “do të pakësojë deficitin tone, do të zgjerojë rritjen dhe do
të ndihmojë në pakësimin e eksodit të vendeve të punës jashtë vendit.”

Të enjten, Pekini publikoi nga ana e tij një
deklaratë:

“Ne shpresojmë se Shtetet e Bashkuara mund të
punojnë përkrah Kinës për të mbajtur një marrëdhënie të shëndetshme dhe të
qëndrueshme zhvillimi Kinë-SHBA, që i shërben interesave të të dyja vendeve dhe
janë të favorshme për zhvillimin dhe prosperitetin botëror.”

Duke folur përmes Skype, analisti Harry Kazianis tha
se Navarro është personi i duhur për këtë pozitë:

“Mendoj se është mirë të kesh dike që e kupton
marrëdhënien SHBA-Kinë…

…në nivelin ekonomik, strategjik, por edhe
ushtarak që do të flasë me presidentin Trump rreth këtyre çështjeve dhe do t’i
jap atij këshilla të zgjuara. Pra, mendoj se është lëvizja e duhur.”

Zgjedhja e Navarro, që shpesh quhet
“konservator i ashpër,” mund të mos jetë ajo që do të donin homologët
kinezë:

“Si Kina edhe Shtetet e Bashkuara ndajnë
interesa të përbashkëta dhe bashkëpunimi është zgjedhja më e mirë për të dyja
vendet.”

Kandidati Trump ka folur ashpër dhe shpesh ka
fajësuar Kinën për humbjen e vendeve të punës në Amerikë dhe për deficitin e
madh tregëtar. Emërimi i Navarros në krye të Këshillit Kombëtar të Tregëtisë
mund të sinjalizoj një ndryshim në mënyrën sesi të dyja vendet do të bëjnë
biznes në të ardhmen.