Maqedonia e Veriut hap bisedimet me BE, Tavo: Shqipërinë e mbajnë larg 15 kushtet

259
Sigal

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo ka reaguar ndaj shkrimit të medias së BE-së, ”Euroactiv”, që thotë se Maqedonia e Veriut do të hap bisedimet e anëtarësimit në vjeshtë.

Tavo thotë se janë 15 kushtet ato që rëndojnë shumë, edhe pse Shqipëria e mori dritën e gjelbër.

Postimi i plotë:

Media e BE, Euractiv: Maqedonia e Veriut hap bisedimet në vjeshtë. Po Shqipëria? Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, për Shqipërinë, sipas “Euractiv”, kushtet rëndojnë më shumë, edhe pse vendi ynë mori dritën e gjelbër në pranverë.

“Pasi vlerësoi Shqipërinë për kalimin e reformave zgjedhore, një nga parakushtet, BE ishte më pak se entuziaste për ndryshimet kushtetuese të ndërmarra nga socialistët në pushtet”,- thekson artikulli.

Nën presidencën gjermane, BE dhe Bundestagu presin përmbushjen e 15 kushteve. Europa vazhdon të mbetet pranë nesh, ata që na largojnë prej saj jo vetëm i mohojnë 15 kushtet por vazhdojnë të mbajnë peng me kokëfortësi një popull të tërë. E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Ishte kjo ëndrra para 30 vitesh, është kjo thirrja edhe sot.