Vasili: Dita e përplasjes finale me mbështetësit e drogës e krimit është shumë afër

627
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me protestën e përbashkët të të rinjve të PD-së dhe LRI-së paraditen e sotme në Surrel të Tiranës, ku vendosën një tra simbolik në rrugën që të çon tek banesa e kryeministrit Edi Rama.
Reagimi i Vasilit:
Faqe e zezë e policisë, arreston të rinjtë jo trafikantët.
Policia për faqen e zezë të saj ndalon të rinjtë, se protestojnë për taksat përpara shtëpisë së kryeministrit në Surrel.
Kurse nuk ju bën gjë prej gjëje atyre që bllokojnë rrugën përpara parlamentit dhe protestojnë për të mbështetur ish ministrin e Brendshëm, të akuzuar për trafik droge dhe krim të organizuar.
Kush mbështet drogën nuk arrestohet nga policia, kurse ata që ngrihen kundër taksave i arreston policia e gangsterëve.
Këtë polici nuk ka veting që e pastron, se është qelbur peshku nga koka.
Dita e përplasjes finale me këta mbështetës të drogës e krimit është shumë afër….
Sigal