Vasili: Shnëdrrimi i turpshem i QSU nga Rama në foltore politike!

257
Sigal

 

QSU ne Tirane si qender terciare spitalore po perballet me mjaft probleme qe lidhen me Pandemine por edhe perditshmerine shume te ngarkuar te saj.

Edi Rama kur nuk ka ç’thote ben nje xhiro tek QSU dhe e ka kthyer ate turpshem ne nje podium konferencash shtypi te tij.

QSU ka rolin e saj ne punet e Pandemise, por eshte e qarte per edhe me te fundit qytetar te ketij vendi se dimensioni i Pandemise ka pushtuar gjithe vendin dhe te gjithe sistemin shendetesor.

Litari i Edi Rames nga koteci i kryeministrise gjer ne QSU eshte sa i shkurter aq edhe qesharak per ti dhene pergjigje kaosit ku ka hyre vendi dhe deshtimit te tmerrshem ne te gjitha fushat.

QSU nuk mund te jete vend i shkarkimit te debiliteteve qeveritare elektorale dhe ky eshte turp e krim njekohesisht.

Ne nje kohe qe keqadministrimin e Pandemise po e vuajne te gjithe shqiptaret, Edi Rama nga podiumi politik QSU nuk i drejtohet shendetesise se gjithe vendit, te cilen e ka nenvleftesuar e poshteruar, por thjesht shpraz mashtrime elektorale te pacipa…si gjithmone ne fund te fundit.

Kryeminister perballimi i Pandemise as fillon as mbaron ne QSU.

Kryeminister duhet shperblyer i gjithe sistemi shendetesor e jo vetem Infektivi, i cili ka bere realisht nje pune te shkelqyer, por që i vetem nuk perballon dot kurre pandemine.

Po qindra epidemiologe, po punonjesit e Institutit te Shendetit Publik, po mjeket e familjes pse i nenvlefteson kryeministri dhe i trajton si hiç vetem e vetem se nuk jane garnitura e duhur e shfaqjes mediatike te tij.

Shqiptaret nuk kane kryeminister por thjesht nje mashkull, qe perdredh vetullat, buzet dhe belin e ben poza duke perqeshur shendetin e tyre nga nje tempull profesional si QSU duke e bastarduar kete te fundit ne nje podium politik te peshtire dhe mjerisht duke perdorur edhe mjeket e i fermieret si garniture.

Mbajeni mend!

Gjithshka qe kryeministri qe premton do te jete e vertete aq sa genjeshtra kolosale e Shendetesise Falas apo kalimi me sukses boteror i Pandemise sic deklaroi tre muaj me pare dhe ku ja kaloi 10 here Gjermanise dhe 50 here Italise

Ndaj perbuzeni kete genjeshtar eshte me e pakta, qe mund te beni ne respekt te vetes dhe te shendetit tuaj.