Sigal

Zbardhen pamjet të krimit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku një i ri shqiptar është qëlluar me disa plumba në kokë e mushkëri, duke humbur jetën menjëherë.

Siç bëjnë të ditur mediat italiane, ngjarja ndodhi në sheshin e Coratos, në një moment kur ai ishte plot me njerëz.

Policia italiane është vënë në kërkim të dy personave, që kanë udhëtuar me një ‘Scoter’ në momentin që kanë kryer krimin.

Krimi ka ndodhur rreth orës 22:30 minuta të mbrëmjes së djeshme.

Ende nuk dihet emri i shqiptarit të vrarë, ndërsa mësohet se ai nuk kishte të kaluar kriminale.