Vrasja e ambasadorit të ShBA në Libi, Klinton gati të dëshmojë

531
Kandidatja demokrate për president Hillary Clinton është vendosur të dëshmojë përpara komisionit të Kongresit rreth sulmit ndaj konsullatës amerikane në Libi në vitin 2012 ku mbeti i vrarë amabasadori amaerikan dhe tre amerikanë të tjerë.
Në atë kohë ajo ishte Sekretare Shteti dhe do të përballet me pyetje të forta.
Partia e saj thotë se kjo çështje po përdoret për prishjen e figurës së saj në prag zgjedhjesh presidenciale.
Për sulmin janë bërë deri tani 7 hetime kongresionale, për militant të dyshuar islmaikë.
Bastisja e 11 shtator 2012-s në Bengazi të Libisë, çoi në vdekjen e ambasadorit dhe 3 personave nga stafi i ambasadës.
Cilat janë disa nga pyetjet që Clinton do t’i duhet t’i japë përgjigje:
-Pse në fillim qeveria amerikane tha se sulmi ishte spontan, kur më vonë doli se sulmi ishte i planifikuar?
-Pse u injoruan thirrjet e ambasadorit Stephens për përforcime sigurie
-Pse përdori serverin e saj privat për të çuar email-e dhe jo atë të qeverisë?
Sigal