Vidhnin makinat dhe shtëpitë private në Itali, arrestohen dy shqiptarët

294
Sigal

Policia në Itali ka arrestuar dy persona nën akuzat e vjedhjes dhe ata janë Pjetër Xheta 46 vjeç e Mikel Goxhi 31 vjeç.

Prokuroria italiane kishte përgjuar burrat teksa ata merreshin me veprimtari të paligjshme. Këto vepra penale, dyshohet se janë kryer në komunat Baia dhe Latina, Pietravairano, Aversa si dhe në qytetin e Benevento, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Nga hetimet, ka rezultuar se dy të dyshuarit hynin nëpër banesa private, duke marrë para, bizhuteri dhe orë, e kështu duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme tek të dëmtuarit.

Përgjimet zbuluan se të dyshuarit përdornin kode të veçanta në komunikim, sa herë që planifikonin vjedhje.

Ata përdornin shprehjen “të luajmë futboll”, që nënkupton “do të vjedhim sonte”. Prokuroria ka urdhëruar mbajtjen në burg të dy shqiptarëve.