Sulmi në Bregun e Fildishtë, 5-vjeçari u përgjërua të mos e vrisnin

576
Një 5 – vjeçar ishte mesin e 16 personave të vrarë në sulmin terrorist në një rezort turistik në Bregun e Finldishtë, ditën e djeshme. Sipas mediave britanike, që citojnë dëshmitarë në vendin e ngjarjes, 5 – vjeçari u ul në gjujnë dhe iu lut terroristëve që të mos e vrisnin. Një dëshmitarë që pa të gjithë skenën tha: “Ata vranë një fëmijë pavarësisht se ul në gjujnë dhe u lut për jetën e tij. Qëlluan një grua në kraharor, vranë njerëz të pafajshëm”.
Ndërsa një tjetër dëshmitarë tha se tha se një burrë me mjekër të gjatë foli në arabisht me dy fëmijët dhe i kurseu jetën njërit, pasi mundi të recitonte një lutje në gjuhën islame. Të paktën 4 ishin autorët e këtij sulmi, në një prej rezorteve më të njohura dhe të frekuentuar në vend. Mes viktimave, 14 ishin civilë, 4 prej të cilëve europianë, ndërsa 2 ishin ushtarë të forcave speciale. Terroristët, të cilët u vranë nga trupat e qeverisë, dyshohet se janë pjesë e al Qaeda. Ata ishin të armatosur me AK47s dhe granata ku hapën zjarr në drejtim të pushuesëve.
Sigal