VIDEO/ Avioni i aeronautikës peruane përplaset në rrugë

439
Sigal

Dy pilotë të aeronautikës peruane kanë mbetur të plagosur kur një avion i vogël me të cilin udhëtonin është përplasur në një rrugë me shumë trafik në Lima, Peru, në 4 shkurt.

Asnjë i plagosur tjetër fatmirësisht, kanë thënë mediat lokale. Filmimet e një kamere sigurie në rrugë kanë treguar momentin e përplasjes, kur avioni i vogël ka goditur një makinë të parkuar në një lagje të Santiago de Scuro.


Raportimet thonë që pilotët janë transportuar në spital për një trajtim mjekësor. Një drejtor i komunikimit të aviacionit ushtarak peruan ka deklaruar që avioni është detyruar të bëjë një ulje emergjente, por hetimet e mëvonshme do të zbulojnë shkakun e vërtetë të këtij aksidenti.