VIDEO/ SHBA shpërndan pamjet e sulmit kundër Al-Baghdad

446
Sigal

Videoja e postuar në Twitter nga Us Central Command tregon forcat amerikane që i afrohen zonës ku ndodhej Al-Baghdad.

Gjatë një konference, Pentagoni shpërndau shumë foto dhe pjesë videosh, ku duken qartë ushtarët që i afrohen natën rrethimit të kompleksit ku ishte fshehur kreu xhihadist, duke dhënë sqarime të mëtejshme për operacionin.

Vdekja e liderit të grupit terrorist Shteti Islamik Abu Bakër al Bghadadi, u konfirmua edhe nga Donald Trump.

Krimineli që u përpoq aq shumë të tmerronte të tjerët, i kaloi momentet e tij të fundit i mbërthyer nga paniku dhe i frikësuar nga forcat amerikane që po i afroheshin.

“Brenda 15 minutave pas vdekjes, në vendngjarje u krye një test që vërtetoi se viktima ishte al Baghdad”, -tha presidenti amerikan Trump, në një deklaratë për shtyp.