VIDEO/ Pamje nga vullkani që ka filluar të shpërthejë, peshkaqenët jetojnë në kraterin e nxehtë nënujor

172
Sigal

NASA ka paralajmëruar se një vullkan në Ishujt Solomon ka filluar të shpërthejë, por ajo çfarë solli më shumë habi ështëfakti se pamjet e filmuara nga kamera e fshehur, fiksuan 2 peshkaqenë të cilët ‘jetonin’ në kraterin e zhytur.

Imazhet satelitore tregojnë një shtëllungë uji të zbardhur që lëshohet nga vullkani Kavachi, i cili shtrihet rreth 15 milje në jug të ishullit Vangunu, më 14 maj.

Vullkani hyri në një fazë shpërthimi në tetor 2021, sipas Programit Global të Vullkanizmit Smithsonian, dhe të dhënat e reja satelitore sugjerojnë aktivitet në disa ditë në prill dhe maj 2022.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se këto shtëllunga uji të mbinxehur, acid zakonisht përmbajnë lëndë grimcash, fragmente shkëmbi vullkanikë dhe squfur, sipas NASA-s.

Megjithatë, kjo nuk duket të jetë problem për peshkaqenët rezidentë, të cilët përkundër parashikimeve janë përshtatur në kushte të nxehta dhe acidike.