A është prekur Shqipëria nga lija e majmunëve?/ Bino njofton se ka nisur trajnimi i mjekëve. Ja kur merr jetë

117
Sigal

Përhapja e lisë së majmunëve është zbuluar dhe në vendet fqinje, pavarësisht se në Shqipëri aktualisht nuk ka të infektuar prej saj.

Deri tani lija e majmunit është përhapur në 15 shtete të botës, por mjekët thonë se nëse të infektuarit ndiqen dhe izolohen sëmundja mund të kufizohet.

Por a jemi të rrezikuar?

Sipas shefes së Departamentit të sëmundjeve infektive, Silva Bino, ‘natyrisht që risku ekziston, është i ulët, por vëmendje dhe vigjilenca duhen shtuar’.

Bino tregon se për të dalluar linë e majmunit nga sëmundje të ngjashme kanë nisur trajnimet me mjekët.

Sëmundja tregon mjekja  prek çdo moshë,  zgjat rreth një muaj, përgjithësisht kalon lehtë, por tek personat me probleme të imunitetit mund të shkaktojë humbje jete.

Bino: Mjekët mund ta ngatërrojnë, por ka elemente të rëndësishme për tu ditur. Nis me temperaturë rritje të gjendrave limfatike shenja në lëkurë.  Nisin nga fytyra, pëllëmbët shputat dhe në të gjithë trupin. Kalon në disa faza.

 Zgjat deri 4 javë dhe është infektuese derisa zhvishet lëkura. Duhet të jemi të kujdesshëm mos prekim sytë se mund te çojnë në verbim.  Ata persona me dëmtime të imunitetit mund të bëjnë forma të rënda.

Lija  e majmunit mund të transmetohet në disa forma. Veshjet apo mjetet e ngrënies së personit të infektuar mund të shërbejnë si transmetues.

Për linë e majmunit nuk ka mjekim të aprovuar për tu përdorur në masë  ndërkohë që vaksina e variolës ofron mbrojtje. Vaksinimi për këtë sëmundje ka përfunduar në vitet 80 pasi të prekur prej saj nuk ka më në të gjithë botën.