Shpërthimi i një vullkani në jug të Japonisë, ka krijuar panik te banorët. Siç e shihni dhe në video tymi dhe hiri vullkanik është përhapur me shpejtësi duke bërë të anulohen me dhjetëra fluturime në aeroportin Kagoshima.
Hiri mbulon qytetin

Agjencia Meteorologjike në Japoni tha se vullkani “Shinmoedake” shpërtheu ditën e martë, ndërsa hiri është ngritur deri në 7 500 metra lartësi. Ky është shpërthimi më i madh që prej vitit 2011.

Si pjesë e “Unazës së Zjarrtë” të Paqësorit, Japonia goditet shpesh nga tërmetet, ndërsa ka 110 vullkane aktive.