Venecia gjen zgjidhjen për mbipopullimin, vetëm personat që kanë rezervuar më parë lejohet të hyjnë në qytet

144
Sigal

Si përgjigje ndaj kërcënimit të fundit të UNESCO-s për t’i hequr statusin e Trashëgimisë Botërore, për shkak të pasojave të mbipopullimit, Venecia duket se e ka zgjedhur zgjidhjen “ideale”.

Qyteti italian mund të bëhet qyteti i parë në botë që do të kërkojë një tarifë hyrjeje, me një sistem rezervimesh që do të vendoset për udhëtarët ditorë. Sipas planit, vetëm ata që kanë mundur të rezervojnë do të lejohen të hyjnë në qytet.

Plani u njoftua para pandemisë, dhe më pas u pezullua, pasi qyteti u “shkatërrua” nga mungesa e turistëve.

Tani, kryetari i bashkisë së qytetit ka njoftuar se vizitorët mund të bëjnë rezervime nga kjo verë, me një tarifë hyrje që do të fillojë nga janari i vitit 2023.

Pas një fundjave mbytëse të Pashkëve, që pa 120,000 turistë të mbërthyer në qytetin me 50,000 banorë, me numra që u rritën në 158,000 të dielën, kryebashkiaku Luigi Brugnaro njoftoi se sistemi i rezervimeve po vazhdonte.