Veçoritë social-demografike të komunitetit shqiptar në Itali

428
Sigal

53% e qytetarëve shqiptarë me leje qendrimi të rregullt janë mbajtës të një lejeje për motive familiare

Aktualisht, në Itali, ky emigracion është i dyti ndër komunitetet e tjera të huaja. Me shtesën e numrit të bashkimeve familiare është rritur dhe procesi i stabilizimit, që e ka kthyer atë nga një emigracion i përkohshëm në emigracion të qëndrueshëm.

Veçoritë social-demografike të komunitetit shqiptar në Itali janë:

– Shqiptarët përfaqësojnë komunitetin e dytë ndër qytetarët jokomunitarë me qëndrim të rregullt në Itali.
– Emigrantët shqiptarë duke filluar nga data 1.1.2013, janë në një numër 497.761, e barabartë me 13,2% të totalit të emigracionit nga qytetarët jokomunitarë me qëndrim të rregullt në Itali. Aktualisht ky numër i ka kaluar 500 mijë.
 52,6% të qytetarëve me origjinë shqiptare janë burra, ndërsa prania e femrave është në 47,4%.
– Zonat ku kemi një përqendrim më të madh të emigracionit shqiptarë është Italia e veriut, ku ndodhen rreth 61,8% të komunitetit. 27,2% jetojnë në zonat qendrore, 9,7 në jug të Italisë dhe 1,3 në ishuj.
– Kanë një moshë mesatare të re prej 30,5 vite që është moshë më e ulët se mesatarje e emigracionit në përgjithësi, e cila është 31,7. Emigracioni shqiptar karakterizohet me një moshë më të lartë të të miturve dhe të rinjve deri në moshën 29 vjeç. Kështu 27,5% e qytetarëve shqiptarë në Itali, nuk janë më shumë se 17 vjeç (mesatarja e komuniteteve tjerë këtë moshë në kanë është në masën 24,1%), 11,5% është me moshë nga 17 deri 24 vjeç (mesatarja e komuniteteve të tjerë është 9,3%) dhe 11,4% është me moshë 25 deri 29 vjeç.
– Nxënës e studentë me origjinë shqiptare të regjistruar në vitin shkollor 2012/2013 kanë qënë 104.710. 
– Familja paraqitet si motivi kryesor i pranisë në Itali: 53% e qytetarëve shqiptarë me leje qendrimi të rregullt janë mbajtës të një lejeje për motive familiare. Lejet e qëndrimit për punë përfaqësojnë 43% të të gjithave.
– 66% e qytetarëve shqiptarë kanë një leje qëndrimi afatgjatë, përqindje që është mbi mbi 10 pikë më e lartë se ajo e të gjithë qytetarëve jokomunitarë (54,3% e të gjithë të huajve me qëndrim të rregullt në Itali kanë leje qëndrimi afatgjatë).