Vdes ambasadori italian në Kongo, grupi i armatosur sulmon autokolonën e OKB

197
Sigal

Ambasadori italian në Republikën Demokratike të Kongos dhe një polic ushtarak që udhëtonte me të janë vrarë në një sulm ndaj një autokolone të Kombeve të Bashkuara, tha ministria e jashtme italiane në një deklaratë ditën e sotme.

Një zëdhënës i parkut kombëtar Virunga tha për mediat italiane se Luca Attanasio vdiq ndërsa udhëtonte në një autokolonë të Monusco dhe se sulmi ishte pjesë e një përpjekje për të rrëmbyer personelin e OKB.

Sipas raporteve të mediave italiane sulmi ndodhi rreth orës 10 të mëngjesit afër qytetit Kanyamahoro.

Dhjetëra grupe të armatosura veprojnë në zonën lindore të Kongos, shumë pjesë të milicive që luftuan në luftërat civile rreth fundit të shekullit që rezultuan në miliona vdekje nga konfliktet, uria dhe sëmundjet.

Në janar persona të armatosur vranë të paktën gjashtë roje dhe plagosën disa të tjerë në një pritë në parkun kombëtar Virunga.