Varianti i ri i Covid-19 / Japonia raporton pesë raste

227
Sigal

Pesë raste të variantit të ri të koronavirusit, që po përhapet në Mbretërinë e Bashkuar, janë gjetur në Japoni.

Pesë personat e infektuar me formën më të transmetueshme të Covid-19 kishin arritur të gjithë së fundmi nga Britania e Madhe. Ata janë karantinuar, raportojnë mediat japoneze, dhe zyrtarët shëndetësorë po përpiqen të gjurmojnë kontaktet e tyre dhe rrugët e mundshme të infeksionit.

Japonia tashmë ka ndaluar hyrjen e udhëtarëve nga MB, përveç shtetasve japonezë që kthehen.

Varianti i ri ka sjellë masa më të rrepta të udhëtimit nëpër botë. Disa vende, përfshirë Arabinë Saudite, kanë mbyllur përkohësisht kufijtë e tyre me MB. Dhjetëra të tjerë nga El Salvadori në Finlandë gjithashtu kanë bllokuar udhëtarët nga Britania e Madhe.

Varianti i ri, është përgjegjës për futjen e disa pjesëve të MB në bllokim të plotë edhe gjatë Krishtlindjeve. Pavarësisht kontrolleve të rrepta ai është identifikuar edhe në Australi, Danimarkë, Gjermani dhe Itali.

Një variant i dytë shumë i transmetueshëm i koronavirusit, i cili po përhapet në Afrikën e Jugut, gjithashtu ka arritur në MB. Shkencëtarët besojnë se mund të godasë më shumë të rinjtë dhe se është pak më rezistent ndaj vaksinave.