Vaksinat anti Covid / Gjermania anulon paktin me BE, porosit për llogari të vet

320
Sigal

Gjermania ka prishur paktin e vendosur me Komisionin Europian, ndërsa ka pranuar se ka përfunduar një marrëveshje bilaterale me Biontech (Pfizer), për blerjen e 30 milion dozave të vaksinave anti-COVID.

BE pati një marrëveshje me vendet anëtare, për një blerje kolektive të vaksinave, por Gjermania e theu këtë marrëveshje, duke porositur një sërë dozash vetëm për llogari të saj.

Lexo edhe :


Viruset do të na sulmojnë derisa të kuptojmë se shkaku është egoja njerëzore


Ndërkohë, ditën e djeshme, vendet e BE filluan në mënyrë të koordinuar vaksinimin kundër koronavriusit, ku dozat e para do t’i injektohen të moshuarve.

Megjithatë, pavarësisht fillimit të vaksinimit, duket se rregullat anti-COVID në shumë vende Europiane po shtrëngohen para se të lirohen.

Shkak për këtë është bërë rritja e rasteve të reja të infeksioneve dhe frika e shkaktuar nga zbulimi i varianteve të reja të COVID, që është zbuluar tashmë në një sërë vendesh.

Rusia i ofron Ramës vaksinën “Sputnik V” për Shqipërinë

Klevi Elezi: Bujqësia në Durrës, sektori që po falimenton