Mbyllja e shërbimit të dializës në Gjirokastër / Pacientët kundërshtojnë me protestë

218
Sigal

26 pacientët të dializës në Gjirokastër kanë protestuar sot me argumentin se kanë marrë njoftim për mbylljen e shërbimit të dializës në spitalin rajonal.

Pacientët thonë se kanë të pamundur zhvendosjen në ambiente të tjera për disa arsye.

“Në këtë spital kam katër vjet që bëjmë dialize dhe nuk mund të shkojmë në një dializë tjetër. Stafi është i kualifikuar. Nuk mund të shkojë në një dializë tjetër. Nuk kemi marrë asnjë lloj informacioni.”

Mbyllja e qendrës së dializës i detyron pacientët që të kalojnë në spitale private, ndërsa kostot mbulohen nga shteti

“Nuk shkojmë sepse nuk ka personel që të na shërbejë neve. Nuk ma bën dot dializën çdo infermier.”

Lexo edhe :


Viruset do të na sulmojnë derisa të kuptojmë se shkaku është egoja njerëzore


Por, spitali i Gjirokastrës e ka mohuar që të jetë marrë një vendim i tillë.

 

Rusia i ofron Ramës vaksinën “Sputnik V” për Shqipërinë

Pandemia shkaktoi humbje 1 miliard euro për ekonominë shqiptare