COVID-19/ Ndryshon sërish protokolli për kurimin në shtëpi, ja kur pacienti shtrohet në spital

Ka ndryshuar protokolli për kurimin e personave pozitiv Covid-19 nga ana e mjekëve të familjes.

Sipas protokollit, risi është vizita për të sëmurin apo edhe bërja e ekzaminimeve në banesë.  Nga vizita e mjekut përcaktohet se format e lehta, ato me pneumoni dhe saturime mbi 92 % do të trajtohen në shtëpi.

Gjithashtu selektimin nëse është për në spital do e tregojë vetëm skaneri, i cili nuk duhet të bëhet që ditën e parë të shenjave, por në ditën e 5 ose të 6 të sëmundjes.
Sigal

Antibiotiku do të jepet vetëm në rastet kur ka ulje të oksigjenit, apo vështirësi në frymëmarrje. Po ashtu për rastet, të cilat do të duhet të kryhen injeksione, janë mjekët e familjes dhe infermierët e qendrave shëndetësore të cilët do të asistojnë në banesë.

Mjekët e familjes kanë me dhjetëra raste në ditë persona pozitiv Covid. 90 % e tyre po e kalojnë në shtëpi. Sipas bluzave të bardha grup mosha më e prekur janë të rinjtë.