Babai i Lady Gaga-s mbështet Trumpin, edhe pse Presidenti…

255
Sigal

Babai i Lady Gaga-s, Joe Germanotta, ndjeu nevojën të mbështeste publikisht Donald Trump në garën për president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përmes një postimi në Twitter, ai shkroi “Donald Trump 2020”.

Më pas, shtoi se bindjet e tij politike dhe shpirtërore janë të ndryshme. Nuk qenë pak njerëzit që u habitën nga postimi i tij, një ditë pas komenteve të Trump për Lady Gaga-n.

Këngëtarja është mbështetëse e kundërshtarit të Trump, Joe Biden. Ajo iu bashkua Biden në Pittsburgh, Pennsylvania.  “Tani ai ka marrë Lady Gaga-n. Lady Gaga nuk është shumë e mirë. Mund t’ju them shumë histori. Mund t’ju them shumë histori për Lady Gaga-n. Di shumë histori për Lady Gaga-n”,-tha Trump.

Nuk dihet ende se çfarë raporti ka këngëtarja me të atin, por nuk përjashtohet mundësia e një marrëdhënieje jo fort të mirë.