Mësimi online rrit kostot për studentët / Mbi 2 mln euro në muaj shtesë, shumica e studentëve e ndjekin mësimin nëpërmjet telefonit

616
Sigal

Rreth 2 milion euro në muaj përllogaritet kostoja e shtuar për studentët gjatë ndjekjes së mësimit on line. Qëndresa Qytetare ka pubikuar sondazhin e realizuar me 610 studentë nga 9 universitete publike mbi efektivitetin dhe ecurinë e mësimit online për vitin akademik 2020 – 2021. Bazuar në të dhënat e sondazhit 50.6% e studentëve shpenzojnë 20 euro në muaj për internet, 30.5% e tyre shpenzojnë 10 euro ndërsa 18.9% e studentëve shpenzojnë 30 euro e lart për të blerë internet me qëllim ndjekjen e mësimit online.

Lexo edhe :


Viruset do të na sulmojnë derisa të kuptojmë se shkaku është egoja njerëzore


Nga ana tjetër asnjë nga 9 universitet publike nuk ka bërë reduktim të tarifës së studimit pavarësisht reduktimit të kostove administrative që kanë pasur. sipas  të dhënave  të bëra publike nga “Qëndresa Qytetare” pjesëmarrja mesatare e studentëve në seminare dhe leksioneve në 9 universitete publike është në masën 60%. Ndërkohë që 38.5% e studentëve janë shprehur se nuk janë respektuar oraret gjatë mësimit online.  Sipas sondazhit 77.5% e studentëve e ndjekin mësimin online nëpërmjet telefonit, 20.5% nëpërmjet laptopit ose kompjuterit dhe vetëm 2% e aksesojnë mësimin nga tabletat e tyre.

Nisur nga mundësitë e pakta që ofron telefoni celular për të aksesuar dokumenta dhe për të ndërvepruar me detyra kursi, mund të themi që pjesa më e madhe e studentëve janë të kufizuar në pjesëmarrje cilësore në mësimin online. rezultatet e deritanishme  tregojnë se studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës e kanë ndjekur mësimin online në masë më të madhe 79%, ndërsa studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu”e kanë ndjekur mësimin online në masën më të vogël me vetëm 39%.

Referuar situatës së krijuar Qëndresa Qytetare rekomandon një fond specifik në buxhetin e vitit 2021 për sigurimin e qasjes në internet dhe mjete digjitale për të gjithë studentët.Zhvillimin e mësimit të alternuar, leksionet online dhe seminaret në auditore për të minimizuar efektet negative të degëve me praktikë të integruar.Ndryshimin e ligjit 80/2015 duke parashikuar “distance learning” si një nga format e mësimdhënies në arsimin e lartë dhe Rivlerësim të tarifës së studimit duke marrë parasysh reduktimin e kostove administrative për shkak të mos përdorimit të ambienteve universitare.

Rusia i ofron Ramës vaksinën “Sputnik V” për Shqipërinë

Vaksinat anti Covid / Gjermania anulon paktin me BE, porosit për llogari të vet