AMF: Rriten fondet e investimeve

676
Fondet e investimeve kanë vijuar rritje përgjatë gjysmës së parë të vitit 2015, duke arritur shifrën 67.4 miliardë lekë, ose 5,85% më shumë që nga fillimi i vitit. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në këto fonde janë anëtarësuar rreth 34 mijë e 100 subjekte, kryesisht individë. Ndërsa struktura e aktiveve dominohet nga investimet me rrezik të ulët, kryesisht obligacione dhe bono qeveritare.Fondet e investimeve kanë njohur zhvillim të shpejtë dhe rreth këtij aktiviteti ka interes edhe nga aktorë të tjerë të tregut financiar.
Sigal