Kalonin emigrantët shqiptarë drejt Anglisë, arrestohen 2 gra franceze

435
Një grup i trafikantëve klandestinë i përbërë nga 4 shqiptarë dhe 2 franceze është shkatërruar nga policia kufitare ndërmjet Francës dhe Britanisë. Të arrestuarit dyshohen se kanë kaluar drejt Britanisë 100 emigrantë shqiptarë, ndërsa aksioni u krye pranë portit të Kalesë, ku morën pjesë dhjetëra forca të kufirit të dy shteteve. Grupi mendohet se përdorte kamionët e transportit të mallrave për të fshehur emigrantët, të cilët paguanin 5 mijë stërlina. Hetimi i këtij grupi nga ana e policisë ka zgjatur rreth 5 muaj, ndërsa mendohet se truri i këtij rrejti trafikimi kanë qenë 2 shtetaset franceze. Sipas gazetës “Daily Mail” trafikantët bashkëpunonin me shoferët e kamionëve, të cilët paguheshin me para në dorë për çdo emigrant që kalonin përtej kufirit.
Sigal