Vaksina anti Covid mbërrin në Serbi / Vaksinimi nis javën e ardhshme

243
Sigal

Kontingjenti i parë me 4,875 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech arriti të martën në Beograd, tha sekretari shtetëror i Ministrisë së Shëndetësisë në Serbi, Mirsad Gjerllek.

“Vaksina ka arritur. Menjëherë e kemi dërguar në Institutin e Virologjisë Torlak, në frigoriferë në minus 80 gradë”, tha Gjerllek.

Gjerllek tha se vaksinimi kundër koronavirusit, sipas të gjitha gjasave, do të nisë javën e ardhshme, ndërsa gjatë ditës, shtoi ai, do të qartësohet se cili grup do të vaksinohet i pari.

Gjerllek tha se gjatë janarit, në Serbi pritet të arrijnë edhe 20-21,000 vaksina Pfizer/BioNTech, sepse licenca e importit është lëshuar për 24,000. Ai konfirmoi se autoritetet serbe janë duke zhvilluar bisedime intensive edhe me rusët dhe kinezët, për importin e vaksinave të tyre. Serbia ka konfirmuar në total mbi 303,000 raste të të infektuarve me koronavirus. Prej tyre, 2,733 pacientë kanë humbur jetën.