‘Unë nuk jam shenjtor’/ Presidenti i Bjellorusisë ofron dorëzimin e pushtetit pas referendumit

235
Sigal

Alexander Lukashenko, udhëheqësi i Bjellorusisë,  është shprehur se ai do të jetë i gatshëm të dorëzojë pushtetin pas një referendumi. mediat e huaja bëjnë me dije se kjo deklaratë vjen si një përpjekje për të qetësuar protestat masive dhe greva që paraqesin sfidën më të madhe për 26 vitet e tij në detyrë.

Në një fjalim që ka mbajt ditën e sotme, para punëtorëve në një nga fabrikat e mëdha të drejtuara nga shteti, ai tha se nuk do të dorëzohej gjatë kohës që po zhvillohen protestat pasi nuk mund të ja linte pushtetin në dorë Sviatlana Tsikhanouskaya që tashmë është larguar në vendi. Lukashenko u përball me kërcënime dhe brohoritje nga qytytarët ku thonin “heq dorë”.

Ndërkohë Rusia i ka thënë Lukashenko se është gati të sigurojë ndihmë ushtarake për Bjellorusinë në rast të një kërcënimi të jashtëm. Lukashenko përballet me kërcënimin e sanksioneve të Bashkimit Evropian pas një sulmi të përgjakshëm të protestave pas asaj që demonstruesit thonë se fitorja e tij javën e kaluar ishte e manipuluar. Ai ka mohuar se ka humbur në zgjedhjet që u zhvulluan në fillim të gushtit ku dhe ka përmendur rezultatet zyrtare që i dhanë atij pak më shumë se 80% të votave.

Mediat bëjnë me dije se ai ka thënë në një deklaratë se nuk do ketë zgjehdjet të reja presidenciale, sakaq kujtojmë se BE-ja ka vendosur sankisone ndaj disa zyrtarëve të lartë pasi janë përgjegjës opër sulmet që kanë bërë ndaj protestuesve