Ukraina nis ‘hakmarrjen’?! Shpërthim i madh në qytetin rus, 3 të vdekur

56
Sigal

Të paktën tre persona u vranë dhe dhjetëra shtëpi u dëmtuan nga shpërthimet në qytetin rus të Belgorod pranë kufirit me Ukrainën, tha të dielën guvernatori rajonal.

Guvernatori i Belgorodit raportoi disa shpërthime në qytetin me rreth 400,000 banorë, rreth 40 km në veri të kufirit me Ukrainën. Një zyrtar rus Andrei Klishas tha se pas sulmit qëndron Ukraina.

“Vdekja e civilëve dhe shkatërrimi i infrastrukturës civile në Belgorod janë një akt i drejtpërdrejtë agresioni nga ana e Ukrainës dhe kërkojnë përgjigjen më të ashpër duke përfshirë një ushtarak”, tha ai, megjithëse Ukraina nuk e konfirmon një gjë të tillë.

Moska e ka akuzuar shpesh Kievin për sulme të shumta në Belgorod dhe rajone të tjera në kufi me Ukrainën që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt. Por këta të fundit nuk i kanë konfirmuar përgjegjësinë për sulmet.

Ndërkohë beteja vazhdon në lindje, qyteti i Lisinhasnk mund të bjerë nga momenti në moment.

Një këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka pranuar se pasi luftimet u intensifikuan në bastionin e fundit të madh të vendit në provincën strategjike lindore të Luhansk, qyteti shpejt mund të jetë në kontrollin e pushtuesve.

Oleksiy Arestovych tha se forcat ruse kishin kaluar lumin Siverskiy Donets dhe po i afroheshin qytetit kyç nga veriu,

Trupat ukrainase në vijën e frontit lindor përshkruajnë breshëri të forta artilerie në zonat e banuara, ndërsa Kievi thotë se Moska ka intensifikuar sulmet me raketa në qytete larg fushëbetejave kryesore lindore.