Ukraina bën bilancin e humbjeve ruse: 4300 të v*arë e plagosur, mbi 70 aeroplanë e helikopterë të rrëzuar

165
Sigal

Ministria ukrainase e Punëve të Jashtme e ka publikuar një grafikë me të gjitha të dhënat e humbjeve të përgjithshme të forcave ruse për tri ditë e gjysmë luftime.

MPJ-ja e Kievit thotë se “Ukraina po i shkakton humbje katastrofike armikut”.

Në grafik, humbjet e Rusisë përshkruhen në shifra:

4,300 ushtarë të vrarë dhe të plagosur

706 automjete të blinduara të llojeve të ndryshme

1 sistem i raketave tokë-ajër vetëlëvizëse

4 sisteme raketore të montuara në kamionë

Sipas të dhënave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deri tani, Rusia ka përdorur dy të tretat e potencialit të saj ushtarak.