FOTO/ Me paterica pas dëmtimit ndaj Skënderbeut, sulmuesi i Vllaznisë humbet ndeshjen e radhës në kampionat

188
Sigal

Nuk kanë fund dëmtimet dhe mungesat te Vllaznia. Skuadra shkodrane barazoi 2-2 ndaj Skënderbeut, por kjo ndeshja ka lënë me “pasoja” skuadrën e Brdaric. Viktor Da Silva u largua nga fusha e lojës i dëmtuar në fillim të pjesës së dytë dhe do të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Dinamos.

Braziliani ka postuar një foto në rrjetet sociale teksa është me paterica dhe kjo tregon se bëhet fjalë për një dëmtim serioz. Për momentin nuk është zbuluar ende koha e rikuperimit, por është e sigurt se lojtari nuk do të jetë i gatshëm për Vllazninë në sfidën ndaj Dinamos pasi kjo ndeshje do të luhet ditën e enjte dhe nuk ka shumë kohë për rikuperim.

Në këtë takim, pritet të mungojë sërish Gurishta për shkak dëmtimi, por edhe Zogovic që u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa rikthehen nga pezullimet trajneri Brdaric dhe mbrojtësi Hakaj.

“Koha për të bërë një rikuperim të mirë dhe të shpejt”, shkruan braziliani në postimin e tij.