U vra në Francë nga fqinji, si u qëllua shqiptari me 3 plumba në sy të gruas dhe fëmijëve

438
Policia franceze ka zbuluar detaje të reja nga vrasja e shqiptarit nga fqinji i tij. Ngjarja ndodhi të mërkurën edhe pse lajmi u raportua ditën e djeshme.
Ngjarja ndodhi në një ndërtesë të vogël banimi në rrugën “Rue des Juifs”, në lagjen Dornach. I vrari është S. N. nga Gjakova, i cili qëndron ne France prej 19 vjetesh, nderkohe qe autori i krimit është një algjerian, i cili ndodhet ende në arrati.
S. N. ka lënë pas tij gruan, dy djem të moshës 6 dhe 4-vjeçare, si dhe një vajzë 2-vjeçare. Ai ishte larguar gjatë luftës nga Kosova, punonte ne ujesjelles, shkruajnë mediat franceze.
Autori e kishte qëlluar me tre plumba në sy të familjes, gruas dhe fëmijëve. Menjëherë pas ngjarjes është lajmëruar ambulanca të cilin e ka dërguar në spital ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Sigal