Siri, sulm me raketa kundër bazave ushtarake, të paktën 40 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

440
Të paktën 40 persona kanë vdekur dhe 60 të tjerë janë plagosur në sulmet me raketa të lëshuara gjatë natës kundër zonave ushtarake në veri të Sirisë. Lajmin e bën të ditur agjencia e shtypit iraniane Isna, duke nënvizuar që mes viktimave ka edhe 19 iranian.
Raketat kanë goditur bazat ushtarake në Hama dhe Aleppo. Sipas mediave zyrtare siriane, sulmet janë nisur nga bazat britanike dhe amerikane në veri të Jordanisë.
Në fillim të prillit, shtatë ushtarë iraniane mbetën të vrarë gjatë një sulmi me raketa kundër një baze ajrore në Homs.
Damasku, Teherani dhe Moska kishin akuzuar Izraelin, që nuk e konfirmoi por as mohoi sulmin.
Për dy javë u fol për një sulm të mundshëm kundër zonave ushtarake qeveritare në të njëjtin rajon dhe në perferi të Damaskut.
Në 14 prill territori sirian u godit nga një operacion ushtarak ku morën pjesë forcat ushtarake amerikane-franceze-britanike, pas sulmit kimik në Ghouta.
Sigal