Dr. Ina K. Zhupa: Kuvendi Kombëtar i PD-së miratoi në mënyrë unanime statutin e ri të partisë

647
Kushdo mund të kandidojë për PD-në. Ne po u japim pushtet anëtarëve: askush nuk mund të bëhet deputet, nëse nuk është përzgjedhur nga anëtarësia. Ne po rrisim llogaridhënien e drejtuesve te partisë: sot kushdo mund t’i kërkojë llogari dhe të kërkojë largimin e kryetarit në çdo kohë. Ne po garantojmë transparencë të plotë financiare: financat e partisë nën mbikëqyrje dhe kontroll të pavarur.
Ne duhet që të bashkojmë rreth nesh të gjithë shqiptarët që duan ndryshim në një Aleancë të madhe vlerash. Në radhë të parë, ne kërkojmë që të bashkojmë të gjithë demokratët.
Konkurrenca demokratike, vendimmarrja tek anëtarët, qarkullimi i elitave duhet të jetë themeli i organizimit të PD-së. Mbi të gjitha, ne duhet të kthejmë moralin në politikë: PD-ja nuk duhet të ketë vend për të korruptuarit, nuk duhet të ketë vend për të inkriminuarit, nuk duhet të ketë vend për abuzuesit me besimin, që ju është dhënë.
Garantimi i karrierës është një koncept i ri në statut dhe vlerësimi bazohet në kritere të qarta, që do të zbatohen për çdo funksionar dhe të zgjedhur në PD:
1. Kohëzgjatja e anëtarësimit
2. Kontributi në fushata elektorale
3. Aktivizimi në jetën politike dhe publike të vendit
4. Standardet e larta etike të pastërtisë së figurës
Të gjithë bashkë, me rregulla të qarta dhe demokraci të brendshme do ja dalim ti bëjmë ballë të keqes së këtij vendi që është Edi Rama dhe ta largojmë atë. Përpara për fitoren e shqiptarëve.
Sigal