U përplasën me policinë, vdes 20-vjeçari në Greqi dhe plagoset adoleshenti

161
Sigal

Shtatë policë në Greqi të përfshirë në vrasjen e një 20-vjeçari dhe plagosjen e një adoleshenti, pas një ndjekje me makinë në Peramë janë arrestuar për vrajse të qëllimshme. Shtatë të dyshuarit pritet të dërgohen para drejtësisë në orën 19:00 të pasdites. Polica greke tha në një deklaratë për mediat më herët ditën e sotme se policët e ekipit DIAS të motoçikletave, sinjalizuan drejtuesin e një makine, për të cilën dyshonin se ishte e vjedhur të ndalonte për një kontroll, por drejtuesi u largua me shpejtësi.

Efektivët e policisë e ndoqën makinën pas, duke i dhënë fund ndjekjes në një rrugë në Perama kur shoferi i saj u kthye dhe përplasi motocikletat e policëve që po e ndiqnin. Ata filluan të qëllonin me armë drejt makinës, duke lënë të vrarë shoferin 20-vjeçar dhe duke plagosur pasagjerin 16 vjeç. Ndërkohë, një person i tretë që ndodhej në makinë arriti të arratisej. 6 policë u lënduan gjithashtu gjatë përplasjes.