U hodh nga godina?/ Diplomati rus gjendet i vdekur jashtë ambasadës në Gjermani

134
Sigal

Një diplomat rus është gjetur i vdekur jashtë ambasadës së vendit në kryeqytetin gjerman.

Trupi i burrit u zbulua në trotuar më 19 tetor nga policia që ruante kompleksin e Berlinit, raportoi faqja e internetit Der Spiegel.

Policia në Berlin nuk e ka komentuar publikisht vdekjen, e cila u raportua për herë të parë sot (5 nëntor). Dyshohet se diplomati ka rënë nga kati i sipërm i godinës, por rrethanat mbeten të paqarta, shkruan BBC.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë konfirmoi vdekjen e diplomatit për gazetarët, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Gazeta gjermane “Der Spiege” shkruan se ambasada ruse e quajti atë një “aksident tragjik” për të cilin nuk do të komentonte “për arsye etike”.

Emri i diplomatit nuk është bërë publik, por raportet thonë se ai ishte 35 vjeç dhe i listuar si sekretar i dytë i ambasadës ruse.