U diagnostikua me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta aktori i “Peaky Blinders”

32
Sigal

Poeti i njohur britanik, Benjamin Zephaniah, është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare. Vetëm dy muaj më parë, ai u diagnostikua me tumor në tru, siç shkruhet në faqen e tij zyrtare në Instagram. Në postimin e fundit për vdekjen e tij, shkruhet: “Përmes një karriere të mahnitshme, duke përfshirë një numër të madh poezish, letërsi, muzikë, televizion dhe radio, Benjamin na lë me një trashëgimi fantastike.”

Zephaniah gjatë karrierës së tij u fokusua për të trajtuar padrejtësitë politike, duke theksuar përvojat personale dhe duke trajtuar çështjet si emigracioni dhe racizmi. Puna e tij u ndikua shumë nga poezia dhe muzika xhamajkane, aq sa ai shpesh klasifikohej si një ‘dub poet’.

Në vitin 2003, ai refuzoi OBE-në e tij (Order of the British Empire – Urdhri më i Lartë i Perandorisë Britanike), duke thënë se do të ishte hipokrite, pasi ai “kishte luftuar kundër perandorisë gjatë gjithë jetës së tij”. Benjamin Zephaniah ka luajtur rolin e Jeremiah Jesus, në serialin e njohur televiziv “Peaky Blinders”, i transmetuar në BBC, në vitin 2013.