Turqia kthen prapa rreth 1,300 migrantë

491
Autoritetet turke kanë kthyer prapa rreth 1,300 migrantë, të cilët kanë bërë përpjekje të ikin për në Greqi. Agjencia e lajmeve Anadolu ka raportuar se migrantët nga Siria dhe Afganistani janë zënë në qytetin Ajvaçik, në provincën Çanakale, që është pikë kryesore e kalimit në ishullin grek Lesbos. Autoritetet po ashtu kanë arrestuar 17 trafikues të dyshuar njerëzish. Turqia, pikë kryesore tranziti për migrantët që duan të arrijnë Evropën, është nën presion të madh për të ndaluar fluksin e tyre në Evropë.

Në Turqi po ashtu ndodhen rreth 2.2 milionë refugjatë nga Siria. Bashkimi Evropian i ka ofruar Turqisë 3.26 miliardë dollarë dhe lëshime politike, në këmbim të rritjes së bashkëpunimit për frenimin e fluksit të migrantëve. BE ka thënë më 7 janar se Turqia nuk është duke bërë mjaftueshëm për të zvogëluar valën e migrantëve në Evropë. Vetëm Gjermania ka thënë se rreth 3,200 njerëz hyjnë çdo ditë në territorin e saj, shumica nga Turqia.
Sigal