Fituesi i çmimit Nobel në letërsi për vitin 2015 është Svetlana Alexievich

588
Sapo u shpall Nobel për Letërësi. Fituesi i çmimit Nobel 2015 në Letërsi u shpall e preferuara e bastexhinjve të Ladbrokes shkrimtarja dhe gazetarja bjelloruse 67-vjeçare Svetlana Aleksijevitj.
Ishte ne para në listën e basteve. Akademia Sudeze ia dha ccmimin duke e motivuar ndër të tjera për një letërsi fiction dhe veprimtari e shkrimtari të shkëlqyer në publicistikë. 
Svetlana Aleksijevitj e ka vijuar karrierën e saj në gazetari dhe me shkrime e rrëfime nga intervistat me dëshmitarët e ngjarjeve më dramatike në vendin e saj, të tilla si Lufta e Dytë Botërore, lufta sovjeto-afgane, rënia e Bashkimit Sovjetik, dhe katastrofa e Çernobilit.
Pas persekutimit nga regjimi Lukashenko ajo u largua nga Bjellorusia në vitin 2000. Dekadat në vijim ajo i jetoi në Paris, Gothenburg dhe Berlin.
Në vitin 2011 Alexievich u kthye në Minsk. Librat e saj janë përshkruar si një kronikë letrare e historisë emocionale të individit sovjetik dhe postsovjetik.
Veprat e saj më të njohuar në gjuhën angleze kanë qenë Lufta në Afganistan (“Zinky Boys”) dhe rrëfimi I historisë së Çernobilit (Zëra nga Çernobilit) 
Sigal