Turqi – Të paktën 12 të vdekur pas mbytjes së një anijeje në Detin Egje

519
Rreth 12 sirianë, pesë prej të cilëve fëmijë, kanë humbur jetën pas mbytjes së një anijeje migrantësh në brigjet e Turqisë, njoftoi media turke.

Gomonja u mbyt në Detin Egje në brigjet e distriktit të Kusadasit, në veriperëndim të Turqisë, ndërkohë që ishte nisur drejt ishullit grek të Samos.

Trupat e 12 personave, pesë prej të cilëve fëmijë dhe dy gra u gjetën, shtatë të tjerë u shpëtuan dhe tre rezultojnë ende të zhdukur, sipas agjencisë turke të lajmeve “Dogan”.

“Gomonja po transportonte 22 migrantë sirianë dhe dy kontrabandistët e dyshuar turq kanë arritur të dalin në breg para se të arrestoheshin”, sipas të njëjtit burim.

Rojat bregdetare turke kanë nisur një operacion shpëtimi në përpjekje për të gjetur trupat e personave të zhdukur.

Një pakt migrator u arrit një vit më parë mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë për të ndaluar mbërritjen e përditshme të mijëra migrantëve në ishujt grekë nëpërmjet Detit Egje.
Sigal