Edhe Kosova pjesmarrëse me simbolet e saj në Samitin e Vjenës

504
Problemi i zakonshëm me simbolet e Kosovës nëpër samite e konferenca ndërkombëtare, si duket tashmë është evituar.
Ato janë bërë të pranueshme dhe nuk janë duke u penguar më as lidershipit dhe politikanëve të Serbisë.
Në Samitin e Vjenës, ku morën pjesë shumica e liderëve të shteteve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, të cilat po përfaqësohen edhe me simbolet shtetërore, afër njëri-tjetrit shihen edhe flamujt e Kosovës dhe Serbisë.
Problemet me simbole në përfaqësimin e jashtëm të shtetit të Kosovës, deri më tani nuk kanë ardhur vetëm nga politika agresive e Serbisë, por edhe nga mosnjohja prej pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian./telegrafi/
Sigal