PD: Qeveria fsheh të dhënat e korrikut, mbulon korrupsionin në financa me propagandë

696
Sipas Partisë Demokratike,qeveria po fsheh të dhënat e korrikut duke mbuluar kështu korrupsionin në financa me anë të propagandës, kështu është shprehur sot në një deklaratë për mediat Dorian Teliti këshilltari për financat pranë PD.
“Qeveria vazhdon të fshehë të dhënat zyrtare për financat e muajit korrik, edhe pse zyrtarisht duhej të ishin publikuar me 20 gusht.Informacionet paraprake tregojnë se muaji korrik është sërish një gërshetim i dështimit me korrupsion dhe të ardhurat nga doganat dhe tatimet janë shumë më poshtë se sa plani”.u shpreh Teliti
Partia Demokratike ka denoncuar mungesën e transparencës dhe e ka cilësuar mbulim hajdutërie pasi sipas tyre gropa financiare është shumë e madhe.
“Mungesa e transparencës në këtë drejtim, është thjesht thellim i abuzimit dhe mbulim i hajdutërisë masive në tatime e dogana. Kërkojnë ta fshehin këtë gropë financiare që u kushton qytetarëve, me aksione propagandistike, por në fund janë shifrat që vlejnë dhe jo llafet.Muaji korrik është sërish dramatik në mbledhjen e të ardhurave, ku mungojnë para në buxhet për rrugë e shkolla, për çerdhe e kopshte, për rritje pagash e pensionesh. Por ky muaj është nga ana tjetër një parajsë për kontrabandistët dhe klientelën e qeverisë, që shmangin detyrimet, ndajnë paratë me zyrtarët duke shtuar pasurinë dhe luksin.Partia Demokratike e denonon me forcë këtë mungesë transparence, këtë përpjekje të dëshpëruar për të mbuluar korrupsionin dhe dështimin.Partia Demokratike ka një plan për shpëtimin e vendit, që konsiston në uljen e taksave, barazinë para ligjit, luftën ndaj korrupsionit dhe transparencën e plotë të financave të vendit”-përfundoi Teliti 
Sigal