Alarmi: Shqipëria e rrezikuar nga importi i mishit të kalbur që vjen nga Brazili

549
Ndërkohë që në të gjithë botën është përhapur paniku nëse mishi i kalbur brazilian ka kaluar nëpër shtete të ndryshme, Shqipëria për 2016-tën 25% të importeve të mishit i ka marrë nga Brazili.
Shqipëria ka importuar 9701 tonë mish nga Brazili, nga 38 mijë e 851 tonë që importon në total. Brazili është vendi i parë në listën e vendeve që vendi ynë importon mish.
Blerja e mishit nga Brazili për nevojat e konsumit të brendshem kan pësuar luhatje nga viti në vit, por gjatë vitit 2016 ato u rriten me23 për qind.
Në vitin 2010 mishi brazilian i importuar në vendin tonë arriti në 12 mijë e 395 tonë dhe më pas në vitin 2011 shënoi një rënie me 17 për qind. 
Rënia vijoi përgjatë viteve e 2012 dhe 2013 me ritme dyshifrore për rinisur sërish rritjen me rreth 80 për qind më vitin 2014.
Në vitin 2015 është vënë re një ulje e importeve të mishit nga Brazili me 33 për qind, por ato u kompensuan me 2016.
Më herët gjate javës se kaluar autoritet braziliane kanë pezulluar 33 zyrtarë të lartë të qeverisë pas një investigimi i cili ka gjetur se ata kanë qenë të lidhur me prodhuesit e mëdhenj të mishit dhe vend është shitur një sasi e madhe pulash dhe mishi i kalbur.
Dhjetëra impiante të përpunimit të mishit atje janë mbyllur dhe vendi është përfshirë nga një kontroll masiv për të parandaluar konsumin e mëtejshëm të tij.
Sakaq e gjithë bota është përfshirë në panik pasi Brazili është një nga prodhuesit më të mëdhenj të mishit në botë dhe eksporton një sasi të madhe të tij në Europë.
The Economist, shkruan se Kina, BE , Koreja dhe Kili konsumojnë 1/3 e mishit brazilian. Bashkimi Europian ka marrë masa duke kufizuar importimin e 21 kompanive.
Në raport-progresin 2015 të Bashkimit Europian për Shqipërinë konstatohet se nuk janë ndërmarrë ende procedurat e brendshme dhe planet operative të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Nuk janë bërë hapa për të përmirësuar kuadrin ligjor dhe institucional për sistemin e sigurisë ushqimore.
AKU-ja është institucioni përgjegjës për mbikëqyrjen e sigurisë ushqimore në Shqipëri, i cili është i domosdoshëm për të përmbushur kërkesat ligjore, ekonomike dhe sociale që rrjedhin përkatësisht nga zbatimi i MSA-së (Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit).
Taulant Kalo drejtori i Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, ka thënë për Monitor struktura e vogël e burimeve njerëzore e bën të vështirë inspektimin e të gjitha subjekteve.
Sigal