Turqi, shpërthen fabrika e fishekzjarreve, të paktën 50 të plāgosur

45

Të paktën 50 persona janë plāgosur pas një shpërthimi të madh në një fabrikë fishekzjarresh në provincën Sakarya, në Turqi.

Sipas mediave turke, fabrika fatmirësisht është larg zonave të banuara. Zjarrfikësit dhe ambulancat shkuan me urgjencë në vendngjarje.

Guvernatori i Sakarya, Çetin Oktay Kaldırım, tha se rreth 150 deri 200 njerëz punonin në fabrikë në kohën e shpërthimit.

Fabrika kishte 110 ton fishekzjarre në depon e saj, tha guvernatori.

Të lënduarit janë dërguar në spital, megjithatë nuk ka humbje jete, shtoi ai.

“Të gjitha masat e sigurisë u morën rreth fabrikës. Meqenëse është një fabrikë e fishekzjarreve dhe shpërthimet vazhdojnë, ne nuk mund të ndërhyjmë për momentin,”-tha Kaldırım.

Videot në rrjetet sociale tregojnë një re të madhe tymi që ngrihej nga fabrika dhe dëgjohen ende shpërthime.